5 ushqimet që ju lënë pa gjumë

   Kafeina Ju e dini që kafeina ju mban zgjuar, por kafeja dhe soda nuk janë fajtorët e vetëm. Disa medikamente gjithashtu, siç janë çajrat përmbajnë kafeinë .   Alkooli Ndoshta mund të mendoni se një gotë verë në mbrëmje do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të flini, por disa studime kanë zbuluar se alkooli shkakton

 

 Kafeina

Ju e dini që kafeina ju mban zgjuar, por kafeja dhe soda nuk janë fajtorët e vetëm. Disa medikamente gjithashtu, siç janë çajrat përmbajnë kafeinë .

  Alkooli

Ndoshta mund të mendoni se një gotë verë në mbrëmje do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të flini, por disa studime kanë zbuluar se alkooli shkakton zgjim të vazhdueshëm gjatë natës. Ndërsa një gotë alkool ju shkakton ndjesinë e dremitjes, në fakt redukton gjumin me lëvizje të shpejta të syve (REM- Rapid Eye Movement). Kështu që mundohuni ta konsumoni pijen tuaj të preferuar dy orë para se të flini.

 Lëngjet

Uji është i shkëlqyer për të humbur peshë dhe për të qenë të shëndetshëm, por fatkeqësisht ju shkakton zgjimin e përnatshëm për shkak të nevojave për të shkuar në tualet. Lëngjet  ndërpresin ciklin e gjumit dhe reduktojnë gjumin REM. Kështu që konsumoni lëngje dy orë para se të shkoni në shtrat.

  Ushqime të vjetra dhe të fermentuara

Tiramina, një aminoacid i gjetur në ushqime të vjetra dhe të fermentuara, stimulon punën e trurit dhe ju mban zgjuar. Djathi me myk, peshku i tymosur dhe mishi i përpunuar e përmbajnë këtë element, kështu në qoftë se do t’ju duhet të konsumoni një vakt me djathë, zgjidhni  një lloj të freskët djathi si psh, moxarela.

   Produkte me bazë domatesh

Cdo gjë me shumë acid mund t’ju shkaktojë urth dhe parehati, siç janë produktet me bazë domatesh dhe erëza pikante. Për të parandaluar kollën dhe parehatinë, mos konsumoni ushqime të tilla deri tre orë para gjumit.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar