Zyrtare: David Vija në Madrid për 5 milion euro

Zyrtare: David Vija në Madrid për 5 milion euro

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Atletikon e Madridit për shitjen e sulmuesit spanjoll, David Vija. Sulmuesi spanjoll do të kalojë në Vicente Kalderon në një marrëveshje të vlefshme prej 5 milionë eurosh të arritur mes dy klubeve, në marrëveshje janë përfshirë edhe dy bonuse, nëse Vija qëndron deri në 2016 tek Atletiko

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Atletikon e Madridit për shitjen e sulmuesit spanjoll, David Vija.

Sulmuesi spanjoll do të kalojë në Vicente Kalderon në një marrëveshje të vlefshme prej 5 milionë eurosh të arritur mes dy klubeve, në marrëveshje janë përfshirë edhe dy bonuse, nëse Vija qëndron deri në 2016 tek Atletiko duhet të paguajë 2.6 milion euro.

Në rast se ata vendosin ta shesin, katalanasit do të marrin 50% të shumës së transferimit të David Vijës.

Atletiko ka kohë që kërkonte zëvendësues për Radamel Falkaon i cili u transferua tek Monako për shumën e 60 milion eurove.

Ju rikujtojmë se Vija është blerë në verën e vitit 2010 për shumën e 40 milion eurove, në 116 ndeshje me katalanasit ka shënuar 48 gola.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar