Shërbimi i Dermatologjisë do të jetë tashmë në njërin nga katet e spitalit të Infektivit në kryeqytet. Mjekët e këtij spitali e kundërshtojnë me forcë këtë urdhër që u është komunikuar. Mjekët kanë hartuar një peticion duke kërkuar ndërhyrjen e ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova. “Ky vendim cënon një aspekt të rëndësishëm epidemiologjik që kanë
Shërbimi i Dermatologjisë do të jetë tashmë në njërin nga katet e spitalit të Infektivit në kryeqytet. Mjekët e këtij spitali e kundërshtojnë me forcë këtë urdhër që u është komunikuar.
Mjekët kanë hartuar një peticion duke kërkuar ndërhyrjen e ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova.
“Ky vendim cënon një aspekt të rëndësishëm epidemiologjik që kanë të bëjnë ambientet e sëëmundjeve infektive, si malaria, gripi pandemik. Prandaj ne mendojmë që nuk është moment dhe nuk ka arsye që ky shërbim kaq i rëndësishëm të cënohet, kur nuk cënohen kushtet optimal siç duhet edhe kështu”, deklaroi Arjan Harxhi, mjek infeksionist.
Mjekët thonë që zhvendosja e Dermatologjisë pranë këtijë spitali do të prishte gjithë strukturën e Infektivit.
Ndërsa, sipas ministrit Kosova, nuk është vendosur përfundimisht për këtë zhvendosje.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *