Youtube nis programin me pagesë

Youtube nis programin me pagesë

Youtube surprizon me një lëvizje të papritur në një moment kur askush nuk e priste diçka të tillë. Lajmërimi që bëri Youtube së fundmi i ka habitur të gjithë. Prej ditës së djeshme, programi pilot do të jetë me pagesë vetëm për disa kanale, për të ndaluar të rinjtë të kenë akses në çdo video.

Youtube fillimisht do e nisë këtë program abonimi me 53 kanale. Çmimi varion nga 1 dollarë deri në 10 dollarë në muaj por do të këtë edhe ulje për abonimet vjetore. Të gjitha kanalet do të kenë një shërbim “trial” për një periudhë kohore prej 2 javësh.

Disa kanale që do të jenë me pagesë: “Jim Henson Family TV,” “National Geographic Kids,” “UFC Select,” “Comedy.TV,” “Acorn TV,” “Cars.TV,” “Primezone Sports” dhe shumë kanale të tjera me përmbajtje të ndryshme si: sport, makina, gatim, fëmijët, shëndetësi dhe fitnes.

Ajo që mbetet të shihet është se si ky veprim do të ndikojë në përmbajtjen e përgjithshme të Youtube. Dhe më e rëndësishmja, nëse përdoruesit do paguajnë apo do të heqin dorë.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar