Vijon rinumërimi i kutive të Shkodrës, në mbrëmje pritet të mbyllet procesi

Tiranë– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vijon edhe ditën e sotme rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës me hapjen e kutive të ZAZ-së 7 dhe 8. Ky proces pritet të mbyllet mbrëmjen e sotme me përfundimin e numërimit të 417 kutive në total të kësaj zone zgjedhore. Deri më tani janë numëruar 330 kuri

Tiranë– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vijon edhe ditën e sotme rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës me hapjen e kutive të ZAZ-së 7 dhe 8. Ky proces pritet të mbyllet mbrëmjen e sotme me përfundimin e numërimit të 417 kutive në total të kësaj zone zgjedhore.

Deri më tani janë numëruar 330 kuri ndërsa dy KZAZ të fundit, nr 7 dhe 8 kanë përkatësisht nga 45 dhe 42 kuti. Nga tetë KZAZ që ka ky qark janë rinumëruar 6 prej tyre, nga ku nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që mund të ndikojnë në rezultat.

Kutitë e Shkodrës po numërohen në sallën e mbledhjeve të KQZ-së nga tetë grupe, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi po monitorohet nga përfaqësuesit e partive politike.

/Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar