Vidalë bënë me zemër Juventusin

Vidalë bënë me zemër Juventusin

Arturo Vidal rikthehet në Itali për të filluar përgatitjet e sezonit të ri por duket se kiliani duket se ka vendosur t’i bëjë më zemër tifozët bardhezi. Gjatë një prononcimi për mediat, mesfushori i lëshon sinjale Real Madrid duke u shprehur se është një skuadër që nuk mund të refuzohet. Në vijim të këtij qëndrimi,

Arturo Vidal rikthehet në Itali për të filluar përgatitjet e sezonit të ri por duket se kiliani duket se ka vendosur t’i bëjë më zemër tifozët bardhezi. Gjatë një prononcimi për mediat, mesfushori i lëshon sinjale Real Madrid duke u shprehur se është një skuadër që nuk mund të refuzohet.

Në vijim të këtij qëndrimi, lojtari mohoi edhe raportimet e fundit të “Gazzetta dello Sport”, sipas të cilës ai do të rinovojë deri në vitin 2018.

Vidal është bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Juventus, por edhe një nga emrat më të lakuar në merkaton evropiane. 26-vjeçari flet edhe për sezonin e ri ku shpreson që të fitojë një titull të rëndësishëm.

Përsa i përket kombëtares kiliane, Vidal ka bërë paraqitje shumë të mira me uljen në stol të trajnerit Jorge Sampaoli duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt botërorit “Brazil 2014”.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar