UNHCR: 45.2 milion refugjatë vetëm në 2012

UNHCR, agjencia që merret me refugjatët  në Kombet e Bashkuara thotë se numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, ka shkuar në 45.2 milion vitin e shkuar, shifër kjo më e larta në 18 vitet e fundit. Kjo agjenci shkruan në raportin e saj vjetor “Trendet globale” se shtimi i numrit është nxitur nga

UNHCR, agjencia që merret me refugjatët  në Kombet e Bashkuara thotë se numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, ka shkuar në 45.2 milion vitin e shkuar, shifër kjo më e larta në 18 vitet e fundit.

Kjo agjenci shkruan në raportin e saj vjetor “Trendet globale” se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali dhe kudo gjetkë.

Mesatarisht reth 7.6 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2012. UNHCR thotë se në Siri, numri i personave të zhvendosur është rritur në 4.25 milion, kurse 1.6 milion kanë ikur nga shteti.

“55% e refugjatëve dhe personave të zhvendosur vijnë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria. Sipas shifrave të UNHRC, i bie se në aspektin global, çdo i katërti refugjat është afgan”, pohon komisionari i lartë për refugjatë, Antonio Guterres.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar