Një aksident i trefishtë ka ndodhur në periferi të Tiranës, një motor ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët të vegjël. Mësohet se , 38-vjeçari Alfred Kuliçi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me motor Fatbardha Isufin dhe dy fëmijët e saj, burime nga policia theksojnë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, rreth orës 20:00. Ndërkaq, burimet nga
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në periferi të Tiranës, një motor ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët të vegjël. Mësohet se , 38-vjeçari Alfred Kuliçi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me motor Fatbardha Isufin dhe dy fëmijët e saj, burime nga policia theksojnë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, rreth orës 20:00.
Ndërkaq, burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se drejtuesi i motorrit është përpjekur që të shmangë ngjarjen , duke përplasur edhe vete kokën në tokë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku po marrin dhe mjekimin e nevojshëm mjeksor, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *