TAP projekti fitues, përfiton Shqipëria

TAP projekti fitues, përfiton Shqipëria

Konsorciumi “Shah Deniz” përzgjedh fitues gazsjellësin Trans-Adriatik “TAP” projekt,  që zotëron fushat gazmbajtëse të Azerbajxhanit. Shqipëria, Greqia dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij. Sipas gazetës greke, “Kathemirini”, aksioneri më i madh i konsorciumit “Shah Deniz” ka njoftuar për këtë vendim kryeministrin grek, Andonis Samaras në takimin që ka patur me të mesditën

Konsorciumi “Shah Deniz” përzgjedh fitues gazsjellësin Trans-Adriatik “TAP” projekt,  që zotëron fushat gazmbajtëse të Azerbajxhanit. Shqipëria, Greqia dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij.

Sipas gazetës greke, “Kathemirini”, aksioneri më i madh i konsorciumit “Shah Deniz” ka njoftuar për këtë vendim kryeministrin grek, Andonis Samaras në takimin që ka patur me të mesditën e së mërkurës në Athinë.

TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas pritshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

Në garën ishin 3 projekte TAP, Nabuko dhe South Stream, dy të fundit e shmangnin Shqipërinë dhe Italinë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar