Superkupa e Gjermanisë, sonte ndeshja Bajern-Dortmund

Superkupa e Gjermanisë, sonte ndeshja Bajern-Dortmund

 Sonte para 80 mijë tifozëve në stadiumin “Signal-Iduna Park” në orën 20:30, Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund  do të përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar fituesin e Superkupësë së Gjermanisë. Kampionët e Europës në këtë ndeshje vijnë me dy mungesa të rëndësishme si portieri Emanuel Nojer dhe mesfushori Frank Riberi, të cilët u dëmtuan në

 Sonte para 80 mijë tifozëve në stadiumin “Signal-Iduna Park” në orën 20:30, Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund  do të përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar fituesin e Superkupësë së Gjermanisë.

Kampionët e Europës në këtë ndeshje vijnë me dy mungesa të rëndësishme si portieri Emanuel Nojer dhe mesfushori Frank Riberi, të cilët u dëmtuan në miqësoren kundër Barcelonës, ndërsa nga ana tjetër Klop nuk ka mungesa në ekipin e tij.

Dortmund në këtë ndeshje do të kërkojë të hakmerret ndaj bavarezëve për atë humbje në minutat e fundit në finalen e “Wembleyt” ndërsa Bajern nëse fiton bën të tijin Championsin, kupën e Gjermanisë, Bundesligën dhe supërkuën e Gjermanisë.

Guardiola u është drejtuar djemve të tij se nuk do të ketë arsyetime nëse nuk arrijnë të mundin Borusian në finalen e Superkupës. Pep kërkon të sigurojë me patjetër trofeun e tij të parë si Bavarez, për të vijuar më pas me triumfe të tjera.

Këto anë formacionet e mundshme të cilët teknikët pritet të hedhin në fushë.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Weidenfeller; Groskreutz; Subotiç; Hummels; Schmelzer; Sahin; Bender; Blaszcykowski; Gundogan; Reus; LewandoWski. Tr:Jurgen Klopp

Bayern Munchen (4-3-3): Starke; Rafinha; Boateng; Dante; Alaba; Thiago; Kroos; Lahm; Robben; Shaqiri; Muller. Tr: Pep Guardiola.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar