Prokurorët amerikanë kanë ngritur një aktakuzë kundër operatorëve të monedhës digjitale të këmbimit Liberty Reserve, duke e akuzuar kompaninë me bazë në Kosta Rika si ndihmëse e kriminelëve në mbarë botën, për pastrimin e më shumë se 6 bilion dollarëve. Sipas aktakuzës së lëshuar ditën e martë, Liberty Reserve ka më shumë se një milion përdorues në mbarë botën, duke
Prokurorët amerikanë kanë ngritur një aktakuzë kundër operatorëve të monedhës digjitale të këmbimit Liberty Reserve, duke e akuzuar kompaninë me bazë në Kosta Rika si ndihmëse e kriminelëve në mbarë botën, për pastrimin e më shumë se 6 bilion dollarëve.
Sipas aktakuzës së lëshuar ditën e martë, Liberty Reserve ka më shumë se një milion përdorues në mbarë botën, duke përfshirë së paku 200,000 në SHBA dhe praktikisht i gjithë biznesi është i lidhur me veprimtari të dyshuar kriminale.
Preet Bharara, një avokat amerikan, e deklaroi këtë fakt si rastin më të madh ndërkombëtar të pastrimit të parave që është sjellë nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas aktakuzës së ngritur në SHBA, Liberty Reserve është shfaqur si një nga mjetet kryesore me të cilat kriminelët nëpër botë shpërndajnë dhe pastrojnë të ardhurat e veprimtarive të tyre të paligjshme.
Zyrtarët thanë se autoritetet në Spanjë, Kosta Rika dhe Nju Jork arrestuan pesë persona ditën e premte, përfshirë themeluesin e kompanisë, Arthur Budovsky, si dhe sekuestruan llogaritë bankare dhe veprimet në internet që lidhen me Liberty Reserve.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *