Rivaldo: Barcelona do e shndërrojë Nejmarin në legjendë

Rivaldo është ylli i radhës që i jep bekimin transferimit të Nejmarit në Spanjë. Ish-fantazisti i Barcelonës tha se patrioti i tij do të shkëlqejë në Katalunjë, ku do shndërrohet në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë. “Barcelona ka arritur të kryejë një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Jo

Rivaldo është ylli i radhës që i jep bekimin transferimit të Nejmarit në Spanjë. Ish-fantazisti i Barcelonës tha se patrioti i tij do të shkëlqejë në Katalunjë, ku do shndërrohet në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Barcelona ka arritur të kryejë një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Jo vetëm, sepse Nejmar është njëri prej talenteve më të mira në botë bashkë me Mesin, porse ai do të dominojë në vitet e ardhshme. Ai është ende i ri, por që tani bën diferencën në nivel botëror. Imagjinoni se çdo të bëjë në të ardhmen: do t’i lërë tifozët e Barcelonës pa fjalë dhe do shndërrohet në një legjendë të klubit katalanas”, – tha legjenda karioka për shtypin vendës

/Laugert Qosja/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar