Rezoluta, çamët protestë para Parlamentit

Tiranë – Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet së bashku me shoqërinë “Çamëria” zhvilluan dje një protestë përpara Parlamentit, për shkak të mos shqyrtimit të Rezolutës Çame nga ky institucion.. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se Kuvendi duhet t’u kthejë dinjitetin shqiptarëve dhe duhet të çlirohet nga presioni i ushtruar nga shteti grek. “Ne

Tiranë – Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet së bashku me shoqërinë “Çamëria” zhvilluan dje një protestë përpara Parlamentit, për shkak të mos shqyrtimit të Rezolutës Çame nga ky institucion..

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se Kuvendi duhet t’u kthejë dinjitetin shqiptarëve dhe duhet të çlirohet nga presioni i ushtruar nga shteti grek.

“Ne kemi ardhur sot të çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Jam këtu për t’ju treguar të gjithëve se shqiptarët e Çamërisë janë popull vital. Ne jemi të vendosur për drejtësinë e kauzës tonë. Të gjithë e kemi dëgjuar se Parlamenti shqiptar për Rezolutën Çame është rrethuar nga presioni i Greqisë. Ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve”, deklaroi z. Idrizi.

Për këtë çështje Kryetari i Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Fatos Behja, deklaron se
Rezoluta Çame është miratuar një herë nga Parlamenti në vitin 2004, por rezultati i votimit është mbajtur i fshehur nga ish-kryetari i Kuvendit në atë kohë, Servet Pëllumbi.

“Kemi rezolutën e 26 marsit 2004, që është një akt që ekziston dhe që s’mund të injorohet. Unë jam i vetëdijshëm që aty ka një problem serioz dhe që rezoluta nuk ka qenë në qarkullim publik, për fat të keq”, theksoi z. Beja.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, Servet Pëllumbi tha se i është përmbajtur nenit 78 të Kushtetutës.

“Rezoluta Çame nuk është miratuar, sepse në seance prezenca ka qenë 108 deputetë. Nga këta 53 kanë votuar pro, 4 kanë votuar kundër, 44 kanë abstenuar dhe 7 s’kanë marrë pjesë në votim. 51 abstenim dhe 4 kundër bëhen 55. Që të konsiderohej e votuar pro, rezoluta duhej të merrte 55 vota”, u shpreh z. Pëllumbi.

Në anën tjetër, juristi i njohur Çlirim Gjata e quan të miratuar Rezolutën Çame që në vitin 2004.
“Rezoluta Çame atëherë mori 53 vota pro, që janë më shumë se 4 votat kundër. Në këtë pikë diskutimi mbyllet. Rezoluta konsiderohet e miratuar. Nuk mundet që të bashkohen votat kundër me ato të abstenuara apo dhe ato që nuk kanë marrë pjesë në votim”, thekson z. Gjata. /Osman Stafa/

rezoluta came

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar