Reali i Madridit kërkon me çdo kusht uellsianin Gareth Bale, duke paraqitur edhe një kërkesë me shkrim për t’u transferuar nga “spërsat” për 80 milionë euro. Gjigantët spanjollë janë të dëshpëruar për nënshkrimin e dyfishtë të futbollistit më të mirë të ligës angleze me Totenhemin. Për uellsianin janë të interesuar shumë klube evropiane, si Mançester
Reali i Madridit kërkon me çdo kusht uellsianin Gareth Bale, duke paraqitur edhe një kërkesë me shkrim për t’u transferuar nga “spërsat” për 80 milionë euro.
Gjigantët spanjollë janë të dëshpëruar për nënshkrimin e dyfishtë të futbollistit më të mirë të ligës angleze me Totenhemin. Për uellsianin janë të interesuar shumë klube evropiane, si Mançester Siti e Mançester Junaited, Barcelona dhe PSG.
Por, madrilenët janë të bindur se 23-vjeçari do të zgjedhë Realin. Bale ka ende 3 vjet për të përfunduar kontratën me anglezët e Totenhemit, me një pagë javore prej 170 000 sterlinash.
Por, Reali i Madridit është i gatshëm t’i ofrojnë Gareth Bale dhjetë milionë euro në vit. Kërkesa e tyre e vetme është që ai të paraqesë një kërkesë transferimi nga Totenhemi për te Reali i Madridit.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *