“Reago”, protestë per ndotjen nga Kurum

“Reago”, protestë per ndotjen nga Kurum

Organizata joqeveritare “Reago” ka protestuar sot para ambienteve të Kompanisë Turke  “Kurum” për t’i thënë ndal ndotjes dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve. Me moton “Kurum, rrezik vdekje” dhe “Ndal ndotjes kancerogjene” të rinjtë e organizatës “Reago” i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëherëshme ndaj kësaj kompanie. Kryetari i organizatës “Reago”, Leonard

Organizata joqeveritare “Reago” ka protestuar sot para ambienteve të Kompanisë Turke  “Kurum” për t’i thënë ndal ndotjes dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve.

Me moton “Kurum, rrezik vdekje” dhe “Ndal ndotjes kancerogjene” të rinjtë e organizatës “Reago” i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëherëshme ndaj kësaj kompanie.

Kryetari i organizatës “Reago”, Leonard Dedej, i ka bërë thirrje “Kurum” të zbatojë ligjet e shtetit shqiptar për respektimin e mjedisit ose do të përballet përpara këtyre ligjeve”. “Reago” i bëri thirrje të gjithe qytetarëve të protestojnë për të mbrojtur jetën e tyre. Gjithashtu, kjo organizatë deklaroi se do të padisë kompaninë turke “Kurum” për ndotje të mjedisit dhe rrezikim të jetës së qytetarëve.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar