Rama: Berisha të bëjë gjyshin

Rama: Berisha të bëjë gjyshin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Devoll, ku deklaroi se vendi ynë ka shumë nevojë për punësim dhe se qeveria duhet të bëhet aleati më besnik çdo bujku dhe fermeri. “Edhe Devolli ashtu si e gjithë Shqipëria do punë dhe punësim. Edhe Devolli ashtu si gjithë Shqipëria do shërbime sipas nevojës, jo

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Devoll, ku deklaroi se vendi ynë ka shumë nevojë për punësim dhe se qeveria duhet të bëhet aleati më besnik çdo bujku dhe fermeri.

“Edhe Devolli ashtu si e gjithë Shqipëria do punë dhe punësim. Edhe Devolli ashtu si gjithë Shqipëria do shërbime sipas nevojës, jo sipas xhepit. Edhe Devolli ashtu si e gjithë Shqipëria do një qeveri që do t’i kthejë sytë nga fshati dhe të bëhet aleati besnik i çdo bujku e çdo fermeri”, tha z. Rama në fjalën e tij.

Gjithashtu, Edi Rama tha se të gjithë ata që do shkarkohen nga puna pa të drejtë, pas 23 qershorit do të jenë përsëri në punë. “Kush hiqet nga puna sot do të futet menjëherë në punë pas 23 qershorit. Askush nuk duhet të trembet më, nuk ka asnjë arsye për t’u trembur, ky pushtet ka rënë dhe është duke ikur, fatkeqësi për ta që nuk dinë të ikin me nder. Kjo është fatkeqësia tyre e ne nuk i ndihmojmë dot, por kemi vetëm detyrën t’i mundim me votën masive të shqiptarëve që duan Rilindjen”, theksoi kreu i opozitës.

Duke vijuar më tej në fjalën e tij, z. Rama tha se Shqipërisë nuk i duhet një gjysh, që mban antiplumb, por i duhet një rilindje. “Sali shko tani bëj punën e gjyshit full time se edhe rrugët u lodhën me ty. Është koha që Saliu ta heqi antiplumbin, ta shpërndajë edhe atë çetën e 200 rojeve, të shkojë tek fëmijët e fëmijëve dhe ta bëjë gjyshin për këtë pjesë që i ka mbetur se Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me antiplumb, i duhet një Rilindje, i duhet Skuadra Kombëtare e PS”, përfundoi ai.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar