Protestat në Turqi ndikojnë në turizëm

Protestat në Turqi ndikojnë në turizëm

Ndërsa protestuesit dhe policia janë përleshur për disa ditë rradhazi në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera, muzetë, monumentet dhe thesaret e lashta që turistët vizitojnë kanë qëndruar hapur. Basharan Ulusoj, kreu i shoqatës së agjencive të turizmit në Turqi, thotë se ka pasur disa anullime dhe shtyrje nga protestat që filluan javën e kaluar,

Ndërsa protestuesit dhe policia janë përleshur për disa ditë rradhazi në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera, muzetë, monumentet dhe thesaret e lashta që turistët vizitojnë kanë qëndruar hapur.

Basharan Ulusoj, kreu i shoqatës së agjencive të turizmit në Turqi, thotë se ka pasur disa anullime dhe shtyrje nga protestat që filluan javën e kaluar, por nuk ka deklaruar një shifër zyrtare. “Ne jemi në përpjekje për ta kthyer anullimin në shtyrje”, shton ai.

Turqia tërhoqi rreth 37.7 milion  vizitorë në vitin 2012 dhe rënditet ndër 10 destinacionet kryesore turistike më të njohura në botë. Megjithatë mbi 5.2 milion vizitorë kanë mbërritur këtë vit, një rritje prej gati 14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2012.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar