Produktet bio, qeveria do të bllokojë nxitësit hormonalë

Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet ndaj përdorimit të stimulantëve hormonalë, deri në ndalimin e plotë të tyre me qëllim stimuimin e produteve bio. Ministri i Buqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka deklaruar se kanë filluar kontrollet ne farmacitë buqësore ku tregtohen këta stimulant. Ai ka shprehur se është duke u

Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet ndaj përdorimit të stimulantëve hormonalë, deri në ndalimin e plotë të tyre me qëllim stimuimin e produteve bio.

Ministri i Buqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka deklaruar se kanë filluar kontrollet ne farmacitë buqësore ku tregtohen këta stimulant. Ai ka shprehur se është duke u parë për mundësinë e ndaljes së plotë duke amenduar ligjin për ushqimin. Për secilën tendë ku do të tregtohen prodhimet do të afishohet produkti dhe zona prej nga vjen dhe në një tabele të madhe do të vendoset sigla jonë.

Tregtimi i prodhimeve shqiptare bio do të bëhet i ndarë nga produktet e importit, çka sipas ministrit Panariti do të ndihmojë në promovimin e produkteve “Made in Albania” , të cilat mund të konkurrojmë tregjet vendase dhe ndërkombëtare duke u mbështetur në cilësinë e tyre.

Kjo nismë do të zbatohet fillimisht në tregun “Avni Rustemi” në kryeqytet, për t’u shtrirë sipas ministrit edhe në tregje të tjera të vendit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar