Olldashi takim në Leskovik

Olldashi takim në Leskovik

Sokol Olldashi, kandidati për të kryesuar Partinë Demokratike, kandidati për të kryesuar Partinë Demokratike në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e kësaj partie në Leskovik, bëri thirrje për një bashkim opozitar. Olldashi tha: “Ne duhet të bashkojmë çdo opozitar. Të vijë këtu çdo njeri që është i gatshëm të përballet me qeverinë e Edi

Sokol Olldashi, kandidati për të kryesuar Partinë Demokratike, kandidati për të kryesuar Partinë Demokratike në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e kësaj partie në Leskovik, bëri thirrje për një bashkim opozitar.

Olldashi tha: “Ne duhet të bashkojmë çdo opozitar. Të vijë këtu çdo njeri që është i gatshëm të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Duhet të jetë pjesë e jona çdo njeri që është i gatshëm të veprojë dhe të funksionojë si opozitar”

Gjatë prezantimit të projektit të tij me simpatizantët e PD-së në Ersekë, Olldashi deklaroi dje se opozitës i dihet një kartë e fortë morale.

Gjithashtu Olldashi nuk ka harruar pa përmendur dhe sulmuar LSI-në, të cilën e ka quajtur si një çetë hajdutësh.

“Duhet të përcaktojmë disa kufij politikë dhe t’u japim qytetarëve një kartë morale të fortë opozitare. Opozita është moral, dhe jo numra në Parlament. Në qoftë se ne do të jemi në gjendje t’u ofrojmë qytetarëve këtë, jam i bindur se ne do të shndërrohemi shumë shpejt në shumicë. Përmes një veprimi shumë të fortë opozitar, përmes një veprimi shumë të qartë opozitar, përmes fokusimit në problemet reale që ka ky vend. Kemi përballë maxhorancën e Edi Ramës, një njeri i provuar që ndërton vetëm pushtet klientelist dhe të korruptuar. Kemi pjesë të pushtetit të Edi Ramës dhe vektorin e Ilir Metës, që nuk është as parti politike, as formacion politik, por është një çetë hajdutësh. Edi Rama dhe Ilir Meta janë pjesë e së njëjtës së keqe, janë partia mëmë, janë bërë prapë bashkë, dhe ne e kemi fokusin të përqendruar tani. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë në përballjen e parë elektorale me ta”, tha dje ai.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar