Olldashi : Ejani me ne në opozitë

Olldashi : Ejani me ne në opozitë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i’u drejtua sot anëtarësisë në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë se PD duhet të rikthehet në qeverisje, duke përdorur si potencial opozitar kontigjentin e qytetarëve që preken nga mashtrimet e kundërshtarit politik.  Pasi sipas Olldashit , kryesocialisti Rama ende pa marrë pushtetin rrëzoi boshtin e premtimeve elektorale. “Ne

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i’u drejtua sot anëtarësisë në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë se PD duhet të rikthehet në qeverisje, duke përdorur si potencial opozitar kontigjentin e qytetarëve që preken nga mashtrimet e kundërshtarit politik.  Pasi sipas Olldashit , kryesocialisti Rama ende pa marrë pushtetin rrëzoi boshtin e premtimeve elektorale.

“Ne këtë duhet ta kthejmë në potencial opozitar, duhet të trokasim në cdo derë biznesmeni të vogël dhe t’i themi zotëri të gënjeu, eja  me ne në opozitë. Rrëzoi premtimin për shëndetësinë falas, duhet t’i drejtohemi të gjithë atyre që e besuan këtë premtim dhe t’I themi zotëri ju gënjeu, ejani me ne në opozitë . Duhet t’u drejtohemi  të gjithë atyre që i mashtroi për legalizimet dhe t’u themi zotërinj ju gënjeu. Pa ardhur akoma në pushtet, nuk nisi me legalizimet, por nisi me shkatërrimet,  ejani me ne në opozitë ”, deklaroi Olldashi.

Ai ritheksoi përcaktimin e qartë të terrenit politik në Shqipëri, për të mos lejuar asnjë   ‘’lojtar mesi’  që luan në fashën e elektoratit të pavendosur. ‘’Demokratët- tha Olldashi  nuk  kanë kohë për të pritur, misioni i tyre është i qartë, rrëzimi i Edi Ramës, në përballjen më të parë elektorale, në zgjedhjet e 2015-ës.’’

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar