“Të suksesshëm së bashku” ky është slogani që Kancelarja gjermane, Angela Merker, ka përzgjedhur në nisjen e fushatës për rizgjedhje , duke nënkuptuar kështu se ajo është personi i duhur për drejtimin e ekonomisë. ‘’Ne kemi parë në Europë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta. Rritje me para të huazuara, kjo është e
“Të suksesshëm së bashku” ky është slogani që Kancelarja gjermane, Angela Merker, ka përzgjedhur në nisjen e fushatës për rizgjedhje , duke nënkuptuar kështu se ajo është personi i duhur për drejtimin e ekonomisë.
‘’Ne kemi parë në Europë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta. Rritje me para të huazuara, kjo është e pamundur”, deklaroi dje Merkel nga qyteti mesjetar i Seligenstadt, pranë Frankfurtit.
Merkel vuri theksin edhe mbi disiplinën fiskale, e cila ka nxitur zemërim ndaj saj në shumë vende të Evropës Jugore. Konservatorët kristian-demokratë dhe aleatët bavarezë kanë kryesim të madh në sondazhet e opinionit.
Lufta për postin e kancelarit gjerman ka nisur, ndërkohë që më 22 shtator qytetarët gjermanë vendosin për përbërjen e parlamentit të ri.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *