Mbi 90 të vdekur nga një tornado në Amerikë

Mbi 90 të vdekur nga një tornado në Amerikë

91 persona, përfshirë 20 fëmijë kanë mbetur të vrarë nga një tornado në periferi të Oklahomas, deklarojnë zyrtarët e shtetit amerikan. Goditja më e rëndë  ishte tornado Moore në jug të qytetit, ku lagje dhe shkolla u rrafshuan ​nga erërat deri në 200mph (320 km / h). Rreth 120 njerëz janë dërguar në spitale. Presidenti

91 persona, përfshirë 20 fëmijë kanë mbetur të vrarë nga një tornado në periferi të Oklahomas, deklarojnë zyrtarët e shtetit amerikan.

Goditja më e rëndë  ishte tornado Moore në jug të qytetit, ku lagje dhe shkolla u rrafshuan ​nga erërat deri në 200mph (320 km / h). Rreth 120 njerëz janë dërguar në spitale.

Presidenti Barak Obama e cilësoi gjendjen në Oklahoma katastrofike. Ai gjithashtu urdhëroi autoritetet federale të bashkohen në kërkimet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Tornado Moore goditi një periferi me rreth 55,000 njerëz, në orën  14:56 dhe vazhdoi  për rreth 45 minuta. Numri zyrtar i të vdekurve është 51, por autoritetet lokale thonë se kjo shifër pritet të rritet pasi janë gjetur edhe 40 trupa të tjerë.

Shkolla fillore ”Plaza Towers” mori një goditje  të drejtpërdrejtë , stuhia hoqi çatinë e godinës dhe muret u rrëzuan .

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar