Mbi 6000 pikë për të fituar inxhinieritë

Mbi 6000 pikë për të fituar inxhinieritë

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, konfirmoi se e sheh pozitivisht  interesin e të rinjve për degët me profil teknik. Numri i degëve inxhinierike në të gjitha Universitetet e Tiranës arrin në 67. Disa vite më parë numri i pikëve për t’u pranuar në këto degë ishte mbi 5000, por për arsye se

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, konfirmoi se e sheh pozitivisht  interesin e të rinjve për degët me profil teknik.

Numri i degëve inxhinierike në të gjitha Universitetet e Tiranës arrin në 67. Disa vite më parë numri i pikëve për t’u pranuar në këto degë ishte mbi 5000, por për arsye se të rinjtë janë ndërgjegjësuar për më shumë mundësi në tregun e punës, ky prag është rritur.

“Diplomat që ofrohen këtu iu mundësojnë atyre dhe punësim jashtë vendit”, shprehet rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani.

Ai shtoi gjithashtu se formimi inxhinerik u kultivon të rinjve elementë të disiplinës, të cilat kanë vlerë edhe për aspekte të tjera të jetës. Sipas tij, këtë vit akademik kuotat e këtij universiteti do të rriten të paktën 10 %.

/Bronilda Dedja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar