Mat/ Mbyten në një gropë të thellë me ujë nipi dhe xhaxhai

Mat/ Mbyten në një gropë të thellë me ujë nipi dhe xhaxhai

Zhytet për të shpëtuar nipin, mbytet edhe vetë. Ngjarja ka ndodhur sot në Macukull të Matit ku një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij 52 vjeç janë mbytur në një gropë me ujë. Nga burimet në vendngjarje mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër,

Zhytet për të shpëtuar nipin, mbytet edhe vetë. Ngjarja ka ndodhur sot në Macukull të Matit ku një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij 52 vjeç janë mbytur në një gropë me ujë.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër, por as i mituri dhe as xhaxhai që hyri ta shpëtonte nuk kanë arritur të dalin nga thellësia prej 8 metrash.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe banorë të zonës të cilët po përpiqen të gjejnë trupat.

Në Macukull gropat përmbajnë ujë me temperatura të ftohta dhe kjo për shkak të borës që shkrin me vonesë dhe klimës malore që ka ky vend.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar