Makina fluturuese? Tashmë ka ardhur momenti!

Makina fluturuese? Tashmë ka ardhur momenti!

Një firmë ambicioze ka bërë të ditur disa plane të tyre për një mjet të ri transporti. Bëhet fjalë për një makinë që fluturon. Shumë prej nesh kanë dëshiruar një makinë personale fluturuese për të shmangur trafikun e rënduar. Shpesh na ka ndodhur që kur ngecim në trafik e vetmja gjë që na vjen në

Një firmë ambicioze ka bërë të ditur disa plane të tyre për një mjet të ri transporti. Bëhet fjalë për një makinë që fluturon. Shumë prej nesh kanë dëshiruar një makinë personale fluturuese për të shmangur trafikun e rënduar. Shpesh na ka ndodhur që kur ngecim në trafik e vetmja gjë që na vjen në mendje është të fluturojmë. Tani mund të bëhet realitet.

Me zhvillimet e fundit materiale, burimet energjitike dhe ato automobilistike,  bëjnë të mundur që këto ëndrra mund të bëhen realitet në një të ardhme shumë të afërt, madje shumë më e afërt sesa e mendojmë ne. Në fillim të këtij muaji, një kompani amerikane e quajtur Terrafugia nxorri disa imazhe të makinës së tyre fluturuese TF-X, një dizajn në gjeneratën e re të automjetëve.

“Ne mendojmë se kjo është koha e duhur për të filluar seriozisht mbi sfidat që lidhen me krijimin e asaj që njerëzit e quajnë makinë fluturuese. Vizioni është që të përpiqemi për të krijuar të ardhmen e transportit personal që njerëzit kanë ëndërruar për vite të tëra. Tani besoj se të gjitha teknelogjitë e nevojshme ekzistojnë, dhe diskutimet me Administratën Federale të Aviacionit në SHBA janë në rrugën e duhur”, tha Carl Dietrich, bashkëthemeluesi i kompanisë për BBC.

Terrafugia është vetëm një nga numri i shumtë i kompanive që propozojnë aviacionin personal. Mjeti i ri do të punojë me motor elektrik bazuar në paketat me bateri. Në rast nevoje për fluturim makina ka nevojë për fuqi shtesë të cilën e merr nga motorri me djegie hidrokarbure. Makina kur arrinë lartësinë e duhur fillon të ecë vetëm drejt. Nxitimi, shpejtësia dhe drejtimi i makinës ruhen nga mënyra e hapjes së krahëve. TF-X mendohet të ketë një shpejtësi maksimale prej 200 milie në orë.

/Ejup Lila/

p019ft0c

p019ft0m (1)

p019ft1k

p019ft25

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar