Luan Rama, LSI: KQZ me 2 standarte po shkel ligjin

LSI ka reaguar lidhur me procesin e hapjes së kutive të votimit në qarkun e Lezhës në Kmisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka akuzuar KQZ për funksionimin në dy standarte. Sipas tij, KQZ në këtë mënyrë po e zvarrit dhe po tenton ta komprementojë

LSI ka reaguar lidhur me procesin e hapjes së kutive të votimit në qarkun e Lezhës në Kmisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka akuzuar KQZ për funksionimin në dy standarte. Sipas tij, KQZ në këtë mënyrë po e zvarrit dhe po tenton ta komprementojë rezultatin dhe cilësinë e zgjedhjeve.

“KQZ dëshmi e e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht kompromentimin e rezultatit të zgjedhejve dhe cilësisë së procesit zgjdhor. Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde, kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës së LSI për rinumërimit të votave në 15 kuti në Kukës, që nuk u pranua, kurse për Lezhën aplikon një standard tjetër edhe pse kjo nuk u kërkua. Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, po askush s’do të mundë të tjetërsojë  rezultatin e zgjedhjeve, që është, jo vetëm i qartë dhe i pastër, por bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës”- tha ai.

Gjatë deklaratës Rama shprehu qëndrimin e prerë të forcës që përfaqëson duke thksuar se cilado që ka vënë dorë mbi procesin do të përgjigjet ligjërisht.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar