LSI pretendon rekord mandatesh

LSI pretendon rekord mandatesh

Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e djeshme partia Lëvzja Socialiste për Integrim pretendon se ka shënuar një rekord mandatesh, 17 nga 4 mandate që kishte ne vitin 2009. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje, deri më tani, ka ruajtur 65 mandatet, aq sa kishte dhe në vitin 2009, ndërsa Partia Demokratike ka shënuar një

Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e djeshme partia Lëvzja Socialiste për Integrim pretendon se ka shënuar një rekord mandatesh, 17 nga 4 mandate që kishte ne vitin 2009.

Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje, deri më tani, ka ruajtur 65 mandatet, aq sa kishte dhe në vitin 2009, ndërsa Partia Demokratike ka shënuar një rënie të thellë, nga 68 mandate që kishte ne vitin 2009, në 48 mandate, të paktën nëse nuk do të lëvizë ky trend gjatë numërimit.

Në kampin e djathtë janë edhe tetë mandate , respektivisht 4 mandate për Partinë Republikane dhe  4 mandate për çamët e PDIU-së.

Gjithashtu janë edhe dy mandate për partitë e vogla që lëvizin mes PSD-së dhe ADK-së.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar