Lezhë, vritet i moshuari nga një grup të rinjsh

Lezhë, vritet i moshuari nga një grup të rinjsh

Mbrëmë në darkë gjatë orës 22:00 në fshatin Gajush të Lezhës një grup të rinjsh kanë vrarë një 70-vjeçar. Policia bëri të ditur se viktima Pashk Prela ka hyrë në gjendje të dehur në lokalin ku ishin të rinjtë dhe i ka sharë ata. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 70-vjeçari pasi i ka sharë të rinjtë

Mbrëmë në darkë gjatë orës 22:00 në fshatin Gajush të Lezhës një grup të rinjsh kanë vrarë një 70-vjeçar. Policia bëri të ditur se viktima Pashk Prela ka hyrë në gjendje të dehur në lokalin ku ishin të rinjtë dhe i ka sharë ata.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 70-vjeçari pasi i ka sharë të rinjtë është konfliktuar me ta. Pas kësaj ai është larguar nga lokali. Por autorët e dyshuar nga policia e kanë ndjekur pas duke e qëlluar disa herë me shkop.

Pas kësaj të rinjtë janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Bazuar në dëshmitë e dhëna, u ndërtua edhe skema e ngjarjes, e cila paraqet sherrin në lokal për motive të dobëta. Policia shoqëroi mbrëmë 10 të rinj të fshatit, të shumtët dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, janë duke punuar për të identifikuar emrat e autorëve, ndërsa nuk përjashtuan mundësinë që ndonjëri prej tyre të jetë në grupin e të shoqëruarve. Trupi i viktimës u dërgua fillimisht në morg për t’u kryer edhe veprimet e duhura. Ekspertët mjekoligjorë konstatuan plagë të rënda të shkaktuara nga shkopinj dhe mjete të tjera të forta rrethanore.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar