Leximi ndihmon kundër plakjes

Leximi ndihmon kundër plakjes

Ju duhet të hani pesë fruta dhe perime në ditë, të mos pini duhan, të pini alkool me moderim dhe të bëni sport. Këto këshilla për të jetuar më mirë dhe shëndetshëm, prapëseprapë nuk janë të mjaftueshme. Sipas revistës “Smithsonian”, lexuesit e mëdhenj mbajnë një tru të shëndetshëm më gjatë, ose të paktën leximi lufton

Ju duhet të hani pesë fruta dhe perime në ditë, të mos pini duhan, të pini alkool me moderim dhe të bëni sport. Këto këshilla për të jetuar më mirë dhe shëndetshëm, prapëseprapë nuk janë të mjaftueshme.

Sipas revistës “Smithsonian”, lexuesit e mëdhenj mbajnë një tru të shëndetshëm më gjatë, ose të paktën leximi lufton kundër plakjes dhe rënies së trurit që shfaqet me moshën. “Smithsonian” është bazuar në një studim të publikuar në faqen e internetit të Neurologjisë, një studim i drejtuar nga gjashtë hulumtues në neurologji.

Studimi “sugjeron se libri, shkrimi si dhe angazhimi në aktivitete të tjera stimulon trurin dhe ngadalëson rënien e tij për shkak të plakjes, pavarësisht nga sëmundjet neurodegjenerative që lidhen me plakjen”.

294 persona kane kryer këtë eksperiment, i cili zgjati gjashtë vjet. Çdo vit për gjashtë vjet analiza për njohuri dhe kujtesë janë kryer mbi këta persona. Këta të fundit gjithashtu i janë përgjigjur pyetësorit “në lidhje me zakonet e tyre të leximit dhe shkrimit, nga fëmijëria në moshën e rritur”.

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar