Sot rreth orës 6:00 të mëngjesit policia e Gjirokastrës ka nisur një aksion për bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore
Sot rreth orës 6:00 të mëngjesit policia e Gjirokastrës ka nisur një aksion për bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit.
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e plehut dhe ujit që hyn në Lazarat .
Deri tani policia ka arritur të bllokojë 5 kamionë me pleh dhe ujë, si dhe ka shoqëruar në komisariat 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit, të cilët mendohet se punojnë për kultivimin e kanabisit.
Lazarati është kthyer në një qëndër të rëndësishme të kultivimit të drogës. Për herë të parë lazaratasit kanë sjellë edhe farën e re të kanabisit, me afat kohor rritjen në dyzet ditë. Vlera e saj arrin në 2500 euro për farë, e siguruar nga banorët në Holandë apo Zvicër.
Duket se kjo “ndërmarrje” po sjell fitime marramëndëse për banorët e Lazaratit edhe pse jo zgjidhjen e fenomenit të papunësisë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *