Kurum fiton me koncesion uzinën e naftës në Cërrik

Kurum fiton me koncesion uzinën e naftës në Cërrik

Uzina e përpunimit të naftës në Cërrik do të riaktivizohet sërish nëpërmjet konsorciumit që kryesohet nga kompania turke “Kurum”, duke thyer kështu monopolin që ka ARMO, uzinë që ndodhet aktualisht në Fier. Kurum synon të rikthej uzinën në parametrat bashkëkohore me kapacitet 500 mijë ton brenda 18 muajve dhe të hapë rreth 500 vende të

Uzina e përpunimit të naftës në Cërrik do të riaktivizohet sërish nëpërmjet konsorciumit që kryesohet nga kompania turke “Kurum”, duke thyer kështu monopolin që ka ARMO, uzinë që ndodhet aktualisht në Fier.

Kurum synon të rikthej uzinën në parametrat bashkëkohore me kapacitet 500 mijë ton brenda 18 muajve dhe të hapë rreth 500 vende të reja pune kundrejt një investimi prej mbi 50 milionë eurosh.

Kompania turke dy vitet e fundit ka patur një ekspasion në vendin tonë, duke filluar me prodhimin e hekurit në Elbasan, fitimin e tenderit për shitjen e katër hidrocentraleve, Ulëz, Shkopet dhe dy Bistricat dhe  marrjen me koncesion shërbimin e kontenierëve në portin e Durrësit

Burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se për këtë koncesion ishin ofruar edhe bashkim kompanish shqiptare “ Delta, Dast dhe STNPM”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar