Kukësi nuk din të ndalet, fitorja e radhës ka ardhur në përballjen e sotme me ukrainasit e Metalurg Donjetsk me rezultatin e pastër 2-0. Goli i parë për kuksianët është shënuar në minutën e gjashtë të takimit nga Malakrene. Përpjekjet e ukrainasve për një barazim kanë qenë të kota, pasi portieri Halili vazhdon të bëj
Kukësi nuk din të ndalet, fitorja e radhës ka ardhur në përballjen e sotme me ukrainasit e Metalurg Donjetsk me rezultatin e pastër 2-0.
Goli i parë për kuksianët është shënuar në minutën e gjashtë të takimit nga Malakrene. Përpjekjet e ukrainasve për një barazim kanë qenë të kota, pasi portieri Halili vazhdon të bëj mrekullinë në portë bashkë me mbrojtjen e jashtëzakonshme.
Gjatë pjesës së dytë trajneri i Metarulg ka hedhur në fushë 3 sulmues, ndërsa për kuksianët shanset janë rritur edhe me shumë kur në minutën e 69-të takimit Morozyuk ka mare kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën ukrainase me 10 lojtarë në fushë.
Minuta e 84 ka qënë vendimtare për skuadrën kuksiane, ku me anë të një supergoli të shënuar nga Malota, shanset për të kaluar në raundin e tretë të kupës UEFA, janë fare pranë.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javë në Ukrainë, ku Kukësit i duhet të mbrojë rezultatin e arritur në stadiumin Qemal Stafa për të prekur ëndrrën europiane
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *