Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadorin amerikan

Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadorin amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, zhvilloi të martën një takim zyrtar me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku theksoi rëndësinë e një gjyqësori të pavarur në shërbim të qytetarit dhe shoqërisë. Zyra e shtypit të Gjykatës së Lartë thekson se Arvizu ka përkrahur mesazhet e dhëna nga kryetari i

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, zhvilloi të martën një takim zyrtar me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku theksoi rëndësinë e një gjyqësori të pavarur në shërbim të qytetarit dhe shoqërisë.

Zyra e shtypit të Gjykatës së Lartë thekson se Arvizu ka përkrahur mesazhet e dhëna nga kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë  “Javës së Drejtësisë” për një gjyqësor të pavarur.

Zaganjori e falënderoi ambasadorin për kontributin me vlerë që kanë dhënë ekspertët amerikanë të USAID, OPDAT dhe JUST, dhe e vlerëson ndihmën që Qeveria amerikane vazhdon ti japë sistemit të drejtësisë dhe gjyqësor në vendin tonë.

Zaganjori është shprehur i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të konsistojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformave në sistemin e drejtësisë e veçanërisht në Gjykatën e Lartë.

Zaganjori, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe në emër të trupës gjyqësore, deklaroi se do të punohet me vendosmëri përkundrejt arritjes së standardeve të vendeve me demokraci të zhvilluar.

Ndërsa nga ana tjetër ambasadori Arvizu theksoi se edhe pse Shqipëria ndodhet përball sfidash të rëndësishme, deri tani janë arritur rezultate të pëlqyeshme në shumë fusha. Ai u shpreh optimist se Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt dhe të qëndrueshme drejt zhvillimit.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar