Kartat e identitetit dështojnë në verifikim

KQZ gati të pranojë dështimin e radhës, kësaj here për verifikimin e kartave të identitetit. Nëse projekti më i kushtueshëm deri më tani shpallet zyrtarisht i dështuar Kompania spanjolle do të fitojë 2.660.955,00 euro ose rreth 90 % të shumës totale. Ka qenë gazeta Panorama ajo e cila ka zbardhur raportin e Kompanisë Spanjolle të

KQZ gati të pranojë dështimin e radhës, kësaj here për verifikimin e kartave të identitetit. Nëse projekti më i kushtueshëm deri më tani shpallet zyrtarisht i dështuar Kompania spanjolle do të fitojë 2.660.955,00 euro ose rreth 90 % të shumës totale. Ka qenë gazeta Panorama ajo e cila ka zbardhur raportin e Kompanisë Spanjolle të dërguar pranë KQZ-së.

Kjo Kompani fajëson KQZ-në se kjo e fundit nuk i ka kërkuar specifikime teknike që të mundësonte një sinjal “alarmi” në rastet kur do të hasej votimi i shumëfishtë në qendrat e votimit në Tiranë.

“Vërtet gjetja e publikimeve të votuesve në QV të ndryshme kryhet pas procesit të votimit. Ky zbulim kryhet duke përfunduar procesi. Pas ngarkimit të kartave të memories në sistemin qendror, në përputhje me kërkesat e KQZ, specifikuar në kushtet e tenderit, në pikën 7 të paragrafit “Operacion of EVS”, ku tregohet se pas përfundimit të procesit dhe pas leximit të pajisjeve elektronike në KQZ dërgohet raporti respektiv për zbulimin e votimit të shumëfishtë. Është e qartë që ky funksion nuk është pjesë e projektit të kërkuar dhe prandaj nuk është implementuar”, thuhet në raportin e paraqitur KQZ-së.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar