Ish-të përndjekurit, 413 emrat që tërheqin këstin e dytë të parave

Ish-të përndjekurit, 413 emrat që tërheqin këstin e dytë të parave

Ministria e Financave bën pagesën e rradhës për 413 ish-të pëndjekur politikë, të cilët marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit. Lista me emrat e  ish-të dënuarve publikohet sot në gazetën “Panorama”. Për këtë pagesë do të ndiqet e njëjta kronologji si për këstin e parë, ku të gjithë ato që gjejnë emrin dhe numrin  e

Ministria e Financave bën pagesën e rradhës për 413 ish-të pëndjekur politikë, të cilët marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit. Lista me emrat e  ish-të dënuarve publikohet sot në gazetën “Panorama”. Për këtë pagesë do të ndiqet e njëjta kronologji si për këstin e parë, ku të gjithë ato që gjejnë emrin dhe numrin  e dosjes mund të tërheqin paratë në bankat e nivelit të dytë.

Në deklaratën e ministrit të Financave, Ridvan Bode, theksohet se pagesa për të gjitha dosjet e miratuara në qeveri do të përfundonte për të gjitha brenda muajve maj-qershor si për këstin e parë, ashtu dhe për të dytë. Aktualisht nga qeveria janë miratuar 11 729 dosje për ish-të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblimin.

Ndërkaq, pagesa e kësteve ka vijuar paralelisht si për ata që merrnin këstin e parë dhe për ata të këstit të dytë, ndërkohë që me një urdhër të veҫantë Financat kanë trajtuar kategorinë për ish-të dënuarit politikë mbi 65 vjeҫ dhe ato me probleme shëndetsore që e faktonin situatën me dokumente respektive.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar