Infeksionet në vesh mund të dëmtojnë fijet nervore të shijes, të cilat kalojnë nëpër veshin e mesëm. Është parë se pacientët të cilët kanë kaluar infeksione të përsëritura në vesh janë më të predispozuar të pëlqejnë ushqimet e ëmbla dhe ato me yndyrë Mjekët shpjegojnë se kjo ndodh pasi dëmtimi i nervit të shijes, sjell
Infeksionet në vesh mund të dëmtojnë fijet nervore të shijes, të cilat kalojnë nëpër veshin e mesëm. Është parë se pacientët të cilët kanë kaluar infeksione të përsëritura në vesh janë më të predispozuar të pëlqejnë ushqimet e ëmbla dhe ato me yndyrë
Mjekët shpjegojnë se kjo ndodh pasi dëmtimi i nervit të shijes, sjell rritjen e pragut të ndjeshmërisë për këto ushqime.
Shmangia e infeksioneve të veshit në fëmijëri është dicka tepër e vështirë, gjithsesi mos ekspozimi i fëmijëve ndaj duhanpirjes pasive, ul ndjeshëm prekjen e tyre nga infeksioni i veshit. Kurse në rastet kur një i rritur është mbi peshë dhe me histori të infeksioneve të veshëve në fëmijëri, duhet ti kushtojë rëndësi dietës dhe të konsumojë ushqime të shëndetëshme.
Mjekët dietolog, për këtë kategori këshillojnë që të konsumojnë më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave, dhe vaj ulliri në vend të margarinës.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *