Hulio Sezar pranë Arsenalit?

Hulio Sezar pranë Arsenalit?

Portieri i kombëtares braziliane, Hulio Sezar, ka thënë se së shpejti do të zbulojë klubin e tij të ri dhe ka pranuar se i pëlqen shumë Londra duke shtuar zërat të cilin e shikojnë sezonin tjetër tek Arsenali. Portieri i QPR-së, që është dhe një prej legjendave të Interit, ka pranuar se ai dhe familja

Portieri i kombëtares braziliane, Hulio Sezar, ka thënë se së shpejti do të zbulojë klubin e tij të ri dhe ka pranuar se i pëlqen shumë Londra duke shtuar zërat të cilin e shikojnë sezonin tjetër tek Arsenali.

Portieri i QPR-së, që është dhe një prej legjendave të Interit, ka pranuar se ai dhe familja e tijë e pëlqejnë shumë Londrën dhe ai nuk synon largimin, me shumë gjasa ai do të jetë top blerja e radhës nga Arsenali pas marrëveshjes me Higuainin.

“Unë tani duhet të bëj gjërat si duhet në mënyrë që kombëtarja të më ftojë edhe për Botëror. A ka thënë djali im se dëshiron të qëndrojë në Londër? Po, edhe unë dua të qëndroj këtu. Më pëlqen qyteti dhe po kënaqem duke jetuar këtu”, u shpreh Sezar.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar