HIV, analizat këshillohen për të gjithë

HIV, analizat këshillohen për të gjithë

Shkencëtarët thonë se mbi 50 mijë persona në Shtetet e Bashkuara infektohen çdo vit me virusin HIV dhe se gati 25 për qind e të infektuarve nuk e dinë  këtë gjë. Një grup pune i ngritur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara rekomandon që të gjithë të rriturit amerikanë të analizohen për virusin HIV, pavarësisht

Shkencëtarët thonë se mbi 50 mijë persona në Shtetet e Bashkuara infektohen çdo vit me virusin HIV dhe se gati 25 për qind e të infektuarve nuk e dinë  këtë gjë.

Një grup pune i ngritur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara rekomandon që të gjithë të rriturit amerikanë të analizohen për virusin HIV, pavarësisht rrezikut të tyre për infektim ose jo.

Grupi i mjekëve dhe shkencëtarëve i shpalli rekomandimet të hënën, duke bërë thirrje për kontroll rutinë për virusin HIV për të gjithë personat midis moshave 15-65 vjeç. Paraprakisht, ky grup kishte rekomanduar analiza vetëm për ata që janë në rrezik të lartë për infektim me virusin HIV, i cili shkakton SIDA-n.

Edhe në Shqiperi, sipas statistikave, numri i të infektuarve  me HIV po shkon gjithmonë në rritje. Mjekët theksojnë një papërgjegjshmëri, pasi gjatë vitit shumë pak persona bëjnë analizat e nevojshme, edhe pse kjo gjë rekomandohet çdo 6 muaj.

Mjekët i bëjnë  apel  sidomos të rriturve, por edhe të rinjve që të jenë të kujdesshëm në kryerjen e akteve seksuale . Sipas tyre, e vetmja rrugë për një shëndet të sigurte është vetëm kujdesi permanent dhe bërja e analizave në kohë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar