“Hand made”, ekspozitë në Universitetin e Arteve

“Hand made”, ekspozitë  në Universitetin e Arteve

Universiteti i Arteve, ka çelur një tjetër ekspozitë të studentëve, të cilët nën drejtimin e pedagogëve të tyre kanë përcjellë këto ditë krijimtari artistike të ndryshme. Këto punime janë krejtësisht punë unike e studentëve të cilët këtë herë kanë zgjedhur atelierin e tekstilit, për t’i dhënëm jetë fotmave dhe materialeve të ndryshme. Ata kanë sjellë

Universiteti i Arteve, ka çelur një tjetër ekspozitë të studentëve, të cilët nën drejtimin e pedagogëve të tyre kanë përcjellë këto ditë krijimtari artistike të ndryshme.

Këto punime janë krejtësisht punë unike e studentëve të cilët këtë herë kanë zgjedhur atelierin e tekstilit, për t’i dhënëm jetë fotmave dhe materialeve të ndryshme.

Ata kanë sjellë në ambjentet e universitetit punime të veçanta dhe unike, ku ndër to spikasin disa fustane të mrekullueshme të punuara me pupla dhe të shoqëruara me kapele endur me perla, dhe këto veshje shërbejnë edhe si vepër e mirëfilltë arti.

Mbështetur mbi kontrastin bardh e zi, një studente ka krijuar veshje, dekor dhe karrige, prezantuar në një dhomë, ndërsa për artistin Ali Oseku këto punime janë të arrira dhe flasin me një gjuhë universale në fushën e modës.

Universiteti i Arteve tashmë është zbukuruar me instilacionet dhe veshjet e studenteve, ku gjithçka është krijuar në formë artizanale ose thëne ndryshe “hand made”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar