Guardiola: Dyshja Mesi-Nejmar do të funksionojë

Guardiola: Dyshja Mesi-Nejmar do të funksionojë

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se Mesi dhe Nejmar do të kombinohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai e ka cilësuar “pleshtin” si më të mirin e të gjitha kohërave. Shumë kritikë kanë vënë në pikëpyetje partneritetin e Mesit dhe Nejmarit, por Guardiola i ka hequr të gjitha dyshimet. “A do të përshtaten Mesi dhe

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se Mesi dhe Nejmar do të kombinohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai e ka cilësuar “pleshtin” si më të mirin e të gjitha kohërave.

Shumë kritikë kanë vënë në pikëpyetje partneritetin e Mesit dhe Nejmarit, por Guardiola i ka hequr të gjitha dyshimet. “A do të përshtaten Mesi dhe Nejmar? Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave përkrah një futbollisti të shkëlqyer? Jam i sigurt se ata do të funksionojnë së bashku”, thotë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut.

“Barcelona dhe Spanja kanë përfituar shumë nga gjatësia e suksesit. Nuk është e pa zakontë humbja e Spanjës nga Brazili, pasi ata duhej të humbin dikur. Mosha do t’iu zë, por kombëtarja ka të ardhme të ndritur. Trajnerët e futbollit spanjollë punojnë shumë mirë me të rinjtë dhe me talentin që ata kanë, nuk jam i brengosur”, shtoi më tej Pep Guardiola.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar