Google sjell version e ri të Maps për Android

Google sjell version e ri të Maps për Android

Google ka përditësuar aplikacionin e saj të famshëm të hartave, Maps për Android, duke shtuar edhe disa karakteristika të reja, të cilat përfshijnë edhe dizajnin e ri për aplikacionin. Versioni më i ri i këtij aplikacioni për telefonat Smart dhe tabletat Android ngjan me atë të iPhone, e cila u prezantua dhjetorin e kaluar. Karakteristika

Google ka përditësuar aplikacionin e saj të famshëm të hartave, Maps për Android, duke shtuar edhe disa karakteristika të reja, të cilat përfshijnë edhe dizajnin e ri për aplikacionin.

Versioni më i ri i këtij aplikacioni për telefonat Smart dhe tabletat Android ngjan me atë të iPhone, e cila u prezantua dhjetorin e kaluar.

Karakteristika e tjera përfshijnë navigacionin e zgjeruar me përditësime të trafikut në kohë reale, raportimet për incidentiet në trafik dhe kalimet alternative për ta evituar trafikun.

Së fundi, funksioni Explore ofron një mënyrë të re për të shfletuar dhe zbuluar pikat lokale të popullarizuara në të cilat përdoruesit mund të ndalen dhe t’i vizitojnë.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar