Gjirokastra kremton 8-vjetorin e hyrjen në UNESCO

Gjirokastra kremton 8-vjetorin e hyrjen në UNESCO

Gjirokastra ka kremtuar dje 8-vjetorin e hyrjes në listën e trashëgimisë kulturore në UNESCO. Për ta festuar këtë ditë dje në qytetin e gurtë u zhvilluan një seri aktivitetesh nga sektori i Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë e qytetit. Këto aktivitete u mbajtën në pothuajse në pjesët kryesore të vendit, si në hyrje të rrugës

Gjirokastra ka kremtuar dje 8-vjetorin e hyrjes në listën e trashëgimisë kulturore në UNESCO.

Për ta festuar këtë ditë dje në qytetin e gurtë u zhvilluan një seri aktivitetesh nga sektori i Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë e qytetit.

Këto aktivitete u mbajtën në pothuajse në pjesët kryesore të vendit, si në hyrje të rrugës dhe në kryqëzimin e “Qafës së Pazarit”, ku kalimtarët dhe pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjonin muzike live nga ansambli.

Po ashtu panairi i organizaur përgjatë kalasë i dha mundësinë kalimtarëve të njiheshin me botimet e ndryshme të shtëpive botuese prestigjioze.

Gjithashtu, dje u përurua dhe fillimi i punimeve për restaurimin e trotuarit, si dhe u hap një ekspozitë fotografish.

Por, 8 vjet nga përfshirja nën mbrojtjen e UNESCO-s, Gjirokastra rrezikon ta humbë këtë status. Raportet e fundit të komisionit të Venecias pranë UNESCO-s theksojnë se shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen e tyre si shkak i restaurimeve jo në bazë të standardeve.

Aktivitetet nisën në orën 10:00 të paradites dhe vijuan edhe gjatë natës me atë që ishte pagëzuar “Nata e Bardhë”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar