Galiani: Objektivi i Milanit është Fitimi i kupës dhe vendi i 2, 3

Galiani: Objektivi i Milanit është Fitimi i kupës dhe vendi i 2, 3

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka thënë se Milani synon që të përfundojnë në tre vendet e para në Serie A sezonin e ardhshëm. Milani e përfundoi në vendin e tretë sezonin e kaluar duke bërë një mrekulli pas një nisje sezoni katastrofike ku pas 10 ndeshjeve të para ishin në rrezik rënie nga kategoria.

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka thënë se Milani synon që të përfundojnë në tre vendet e para në Serie A sezonin e ardhshëm.

Milani e përfundoi në vendin e tretë sezonin e kaluar duke bërë një mrekulli pas një nisje sezoni katastrofike ku pas 10 ndeshjeve të para ishin në rrezik rënie nga kategoria.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë për ne. Kemi pasur një fillim të keq, por një fund të bukur. Kështu, ne po hyjmë në sezonin e ri pa probleme psikologjike.

Synimi jonë është që të kthehemi në Ligën e Kampionëve, që të tentojmë të shkojmë sa më larg që është e mundur në atë garë dhe ta fitojmë Kupën e Italisë.

Të përfundojmë në vendin e dytë dhe të tretë është shumë mirë. Të gjithë e dinë se avantazhet ekonomike të Ligës së Kampionëve janë të mëdha”, ka potencuar Galliani.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar