Eurodeputetja, Doris Pack uron qeverinë e re

Në një intervistë për “Deutsche Wellen”, eurodeputetja  Doris Pack analizon procesin zgjedhor në duke dhënë edhe komentin e saj mbi qeverinë e ardhshme nën drejtimin e të majtëve. Pack vlerëson fitoren e së majtës, si një goditje për qeverisjen që ka qenë në pushtet deri më tani, duke theksuar se në ditët në vazhdim do

Në një intervistë për “Deutsche Wellen”, eurodeputetja  Doris Pack analizon procesin zgjedhor në duke dhënë edhe komentin e saj mbi qeverinë e ardhshme nën drejtimin e të majtëve. Pack vlerëson fitoren e së majtës, si një goditje për qeverisjen që ka qenë në pushtet deri më tani, duke theksuar se në ditët në vazhdim do të jenë prova e tyre për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë.

“Edhe unë pothuajse ndaj të njëjtin mendim me ata që kanë deklaruar, përfaqësuesit e OSBE-së, vëzhguesit ndërkombëtarë, apo shokët e mi si dhe shtypi lidhur me procesin zgjedhor. Ndërsa për rezultatin nuk e di a është një rezultat që mua duhet të më befasojë, pasi Shqipëria nuk më suprizon më. Sigurisht që kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, por ky është një proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar