Erdogan, ambasadorëve: Përse nuk flisni?

Erdogan, ambasadorëve: Përse nuk flisni?

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ndaj përmbysjes së presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi, duke e akuzuar perëndimin dhe shtetet arabe për standarde të dyfishta pasi nuk dënuan përmbysjen e këtij regjimi. “Shtetet të cilat përqafojnë dhe bëjnë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ndaj përmbysjes së presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi, duke e akuzuar perëndimin dhe shtetet arabe për standarde të dyfishta pasi nuk dënuan përmbysjen e këtij regjimi.

“Shtetet të cilat përqafojnë dhe bëjnë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe duhet të thonë se kur diçka është e gabuar, se ajo është e gabuar”,  u shpreh Erdogan gjatë një darke iftari për ambasadorët.

“Janë ata që lartësojnë demokracinë, kur takohen me ne, dhe proklamojnë se nuk ka kompromis për demokracinë, ne duam t’ua shohim karakterin e tyre”, u shpreh më tej Erdogan.

As Shtete e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë quajtur përmbysjen e Morsit si grusht shteti, ndërkaq që  Turqia ishte prej kritikëve më të mëdhenj ndërkombëtar, që e ka quajtur si “grusht shteti  të papranueshëm”, pasi ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur Morsi, më 3 korrik.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vetëm kanë shqafur shqetësimin e tyre për rrëzimin e Morsit, dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e demokracisë.

Erdogan ka pyetur edhe përse bota qëndroi e heshtur, pas vrasjes së të paktën 99 njerëzve që kur Morsi është përmbysur.  “Përse nuk po flisni? Të dëgjohet zëri juaj kundër,” tha kryeministri turk.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar