Një grup të rinjsh pritet të organizojnë një protestë në mesditë marrë shkas kjo nga krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Protesta nën moton “ndal dhunën ndaj gruas “ pritet të organizohet përpara Ministrisë së Drejtësisë. Në një njoftim për mediat, organizatorët u shprehën se kanë marrë shkas nga krimet ndaj grave të
Një grup të rinjsh pritet të organizojnë një protestë në mesditë marrë shkas kjo nga krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Protesta nën moton “ndal dhunën ndaj gruas “ pritet të organizohet përpara Ministrisë së Drejtësisë.
Në një njoftim për mediat, organizatorët u shprehën se kanë marrë shkas nga krimet ndaj grave të ndodhura gjatë këtyre ditëve.
“Do të jetë një protest jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Kjo është edhe një protestë dashurie”, thuhet në njoftim.
Përmes kësaj proteste nga shoqëria civile synohet t’i jepet zë një problematike, e cila ka trondituar opinionin publik kohët e fundit.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *