Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar pasditen e sotme, pasi është zënë poshtë nga një zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti po udhëtonte mbi një zetor të ngarkuar me bar i cili drejtohej nga xhaxhai i tij,
Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar pasditen e sotme, pasi është zënë poshtë nga një zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti po udhëtonte mbi një zetor të ngarkuar me bar i cili drejtohej nga xhaxhai i tij, ndërsa mjeti ka rrëshqitur në një kanal duke zënë poshtë 14-vjeçarin, Romario Zaze. Për pasojë fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së rrethit , të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *