Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në Parlamentin Hollandez, Mark Verheijen. Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës sonë për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë Ai falenderoi mbështetjen e
Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në Parlamentin Hollandez, Mark Verheijen. Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës sonë për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë
Ai falenderoi mbështetjen e dhënë nga Holanda në këtë proçes dhe informoi se qeveria ka qenë plotësisht e angazhuar për të ecur përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian .
Ndërkohë , Verheijen vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ndau të njëjtin mendim me ministrin Bumçi lidhur me rëndësinë e dimensionit parlamentar të marrëdhënieve.
Gjithashtu konfirmoi se Holanda mbështet zgjerimin e BE-së duke inkurajuar Shqipërinë në plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *