Një tjetër aksident është shënuar orët e para të mëngjesit në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën minatori Bujar Suroçi. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës. Policia po heton për rrethanat e aksidentit dhe po punohet për gjetjen
Një tjetër aksident është shënuar orët e para të mëngjesit në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën minatori Bujar Suroçi.
Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.
Policia po heton për rrethanat e aksidentit dhe po punohet për gjetjen e trupit të viktimës pasi ende nuk dihet ku ndodhet.
Ngjarje të tilla aksidentesh janë të shpeshta në këtë qytet, duke marrë jetën e shumë minatorëve. Kryesisht shkaku kryesor mbeten kushtet e punës ku ata punojnë.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *