Protestat anti-qeveritare në Bosnjë Hercegovinë kanë hyrë në javën e dytë, ku qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e Sarajevës drejt parlamentit. Demonstruesit kërkojnë që politikanët të thyejnë bllokadat legjislative të formuara sipas vijave etnike. Protestat filluan më 5 qershor, kur një turmë e zemëruar prindërish rrethoi parlamentin, duke iu kërkuar ligjvënësve të miratojnë një ligj
Protestat anti-qeveritare në Bosnjë Hercegovinë kanë hyrë në javën e dytë, ku qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e Sarajevës drejt parlamentit.
Demonstruesit kërkojnë që politikanët të thyejnë bllokadat legjislative të formuara sipas vijave etnike.
Protestat filluan më 5 qershor, kur një turmë e zemëruar prindërish rrethoi parlamentin, duke iu kërkuar ligjvënësve të miratojnë një ligj mbi numrat kombëtarë të identifikimit, të nevojshëm që qytetarët të pajisen me pasaporta dhe dokumente të tjera.
Ligji i vjetër skadoi në shkurt, duke lënë të gjitha foshnjat e lindura në vend pa dokumente personale.
Protestuesit kanë bllokuar në parlament më shumë se 1,500 punonjës për 12 orë, derisa janë liruar nga policia.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *